Rrugët në vend janë të kalueshme pavarësisht rreshjeve të borësnë zonat malore.
Sipas ARRSH-së, edhe rruga Kukës-Pukë që ka qenë problematike, është e kalueshme pa zinxhirë pas pastrimit të borës.
“Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë. Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë Drajë, Berat- Çorovodë. Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.” – thuhet në njoftim.