Vendosni fjalën kyçe....

Pastrohet rruga Kukës-Pukë gjatë natës, të gjitha rrugët e kalueshme në vend


Rrugët në vend janë të kalueshme pavarësisht rreshjeve të borësnë zonat malore.

Sipas ARRSH-së, edhe rruga Kukës-Pukë që ka qenë problematike, është e kalueshme pa zinxhirë pas pastrimit të borës.

“Në aksin Kukës-Pukë është bërë pastrimi i plotë dhe rruga është e kalueshme dhe pa zinxhirë. Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë në aksin Kuben-Vasije, Kukës-Krum, Peshkopi-Qafë Drajë, Berat- Çorovodë. Ditë e natë në gadishmëri për çdo situatë. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *