Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Aleanca me SHBA-në thelbësore për sigurinë, synoj ta çoj në nivele të tjera


Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka shkruar pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbi stërvitjen e përbashkët mes ushtrive të NATO-së që do zhvillohet në Shqipëri në pranverë.

Basha thotë se është më krenar se kurrë për rolin që ka pasur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe zotohet se synon që aleancën strategjike me SHBA-në ta çojë në nivele të tjera.

Takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren amerikane Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA-së është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *