Skënderbeu ka arritur të ndalë Vllazninë, kryesuesen e Superligës në një barazim 1-1.
“Ujqërit e Dëborës” shënuan me Dowouna në minutën e 8’ ndërsa shkodranët barazuan me Dilaver nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58.
Në sfidën tjetër Partizani fitoi 1-2 përballë Kukësit. Cinari në minutën e 63 dhe Murataj në minutën 88 i dhanë fitoren “demave të kuq”, ndërsa Limaj në minutën e 90 ngushtoi rezultatin për Kukësin.
Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e dytë dhe kërcënon pozitat e Vllazninë në krye me vetëm 4 pikë larg.
Ndërkohë Skënderbeu mban vendin e fundit me 13 pikë po aq sa Apolonia. Kukësi nga ana tjetër qëndron në vendin e 5 të tabelës.