Këto imazhe vijnë nga Kibumba, vendi ku ndodhi sulmit ndaj autokolonës së OKB-së në Kongo, ku humbi jetën ambasadori Italian Luca Attanasio.
Videoja e publikuar sot nga Repubblica.it, është xhiruar nga një burrë në fshatin ku ndodhi sulmi.
Të shtëna me armë, njerëz që hedhin motorët dhe biçikletat e tyre në tokë me gjithë ngarkesën për t’ja mbathur.
Midis britmave spikat një fjali: “Këtu janë, këtu janë. Ata janë. Ata po heqin uniformat e tyre.” Grupet e armatosura që veprojnë në zonën, e cila kufizohet me Parkun Virunga, shpesh veshin uniforma rojesh për të krijuar konfuzion dhe për të mos u dalluar se cilët janë.
Autokolona e OKB-së u sulmua dje rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale pranë qytetit Kanyamahoro në Kongo, disa kilometra në veri të kryeqytetit rajonal Goma.
Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë ambasadori, një polic që e shoqëronte dhe shoferi i makinës./Hashtag.al