Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet, ky është momenti i sulmit ku humbi jetën ambasadori italian në Kongo


Këto imazhe vijnë nga Kibumba, vendi ku ndodhi sulmit ndaj autokolonës së OKB-së në Kongo, ku humbi jetën ambasadori Italian Luca Attanasio.

Videoja e publikuar sot nga Repubblica.it, është xhiruar nga një burrë në fshatin ku ndodhi sulmi.

Të shtëna me armë, njerëz që hedhin motorët dhe biçikletat e tyre në tokë me gjithë ngarkesën për t’ja mbathur.

 Midis britmave spikat një fjali: “Këtu janë, këtu janë. Ata janë. Ata po heqin uniformat e tyre.” Grupet e armatosura që veprojnë në zonën, e cila kufizohet me Parkun Virunga, shpesh veshin uniforma rojesh për të krijuar konfuzion dhe për të mos u dalluar se cilët janë.

Autokolona e OKB-së u sulmua dje rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale pranë qytetit Kanyamahoro në Kongo, disa kilometra në veri të kryeqytetit rajonal Goma.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë ambasadori, një polic që e shoqëronte dhe shoferi i makinës./Hashtag.al

Luca Attanasio u emërua ambasador në Kongo në vitin 2019


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet