Një shtetas është vetëplagosur sipas policisë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia dyshon se plagosja është bërë me armë zjarri ndërsa nuk është identifikuar personi i plagosur.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit paraqitet e rëndë dhe është dërguar në spital.
“Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.