Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon foton: Pjerini vdes për trafikantët, ata kanë shumë para


Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit pas videos së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, nën shoqërinë e një të arrestuari për drogë, publikon sot një foto për deputetin e PS-së në Lezhë, Pjerin Ndreun.

“Pjerini vdes per trafikantet. Ata kane para shume! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri publikon mesazhin e një qytetari, ku i përmendet emri Albert Tucit, i dënuar, i cili sipas mesazhit është vëllai i kryebashkiakut socialist Fran Tuci.

“Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Ndreu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim..”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ndreut, i cili në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë e pranon se ka qenë në atë tryezë.

“Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi!

Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit ! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti!”, shkruan Ndreu.

Fotot publikuar nga Sali Berisha

Fran Tuci


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *