Vendosni fjalën kyçe....

Provat e reja, Salianji: Kampionin e zërit të Agronit e morën vartësit e Xhafajt


Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kampionin e zërit të Agron Xhafajt e kanë marrë vartësit e vëllait të tij, ministër i brendshëm.

Saliani ka treguar në “Opinion”se oficerët e policisë vartës të Ministrit të Brendshëm kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafajt, duke dyshuar në cilësinë e hetimit.

“Edhe tablatet telefonike i ka zbardhur Ministria e Brendshme Vartësit e Fatmir Xhafajt kanë marrë kampionin e zërit të Agron Xhafës si dhe kanë zbardhur përgjimet e Babales dhe të miat”-tha Salianji

Duke treguar edhe dy dokumentet live, Salianji tregon se vërtetimi i Albert Veliut është printuar me gërma kapitale, ndërsa i Agron, Geron Xhafës është realizuar me shkrim dore.

Ai u shpreh se për të verifikuar këto dy dokumente, së pari duhen parë numrat e protokollit, i cili është për të dyja, por shkrimi i emrave është i ndryshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë në të njëjtën datë, një kërkesë për ‘Vërtetimet e gjendjes gjyqësore’, për Agron Xhafajn dhe Albert Veliun, i njohur si Babale. Prokuroria ka marrë përgjigje nga institucioni përgjegjës. Por ajo që bie në sy, është fakti se dy ‘Vërtetimet e gjendjes gjyqësore’ për dy persona, megjithëse janë dy dokumente të ndryshme, mbajnë të njëjtin numër protokoll (16) dhe natyrshëm të njëjtën datë. Ajo që bie tjetër në sy, është se megjithëse të dy dokumentet janë lëshuar nga i njëjti institucion, vërehen dy standarde të ndryshme të plotësimit të saj. Ndërsa njëri dokument (Agron Xhafajt) është plotësuar e printuar me kompjuter, tjetri (Albert Veluit) është plotësuar me shkrim dore. Manipulimi tjetër, qëndron në faktin, se në ‘Vërtetimin e gjendjes gjyqësore’ për Agron Xhafajn, përdoren ndaj këtij personi, dy emra, njëherë ‘Agron’ dhe një herë tjetër ‘Geron’” – deklaroi Salianji

Vërtetimi i gjendjes Gjyqësore të Albert Veliut:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *