Templates by BIGtheme NET

Salianji flet me dokumente: Ku gënjeu Arta Marku për çështjen e Agron Xhafajt

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka publikuar një dokument mbrëmjen e kaluar ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, që nxjerr zbuluar kryeprokuroren Arta Marku, që me veprimet e saj del kundër deklarimeve që bën.

Salianji kujton një deklaratë të kryeprokurores në Komisionin e Ligjeve, para pak kohësh, ku e pyetur nga gazetarët për çështjen e vëllait të Brendshëm Agron Xhafaj, deklaroi se ajo nuk kishte tagër ligjor për këtë.

Mirëpo sipas dokumentit të publikuar nga Salianji, pavarësisht se Marku deklaroi se nuk kishte tagër ligjor për të ndërhyrë në çështje konkrete, përmes një shkrese ka kërkuar kërkuar informacion për mënyrën e trajtimit të çështjes.

“Implikojmë tanimë dhe ministrin e Brendshëm në manipulimin e provave për të shpëtuar vëllain e vet.

Këtu keni Arta Markun, shkresë zyrtare, e kanë pyetur kolegë të mi dhe kanë qenë në komisionin e ligjeve. Keni dijeni,  e kanë pyetur edhe gazetar, kolegët tuaj. Keni dijeni për hetimin e  Geron Xhafajt.

Ka thënë se Prokurorja e Përgjithshme për shkak të tagrave ligjore nuk ndërhyn në asnjë çështje. Urdhëroni pak në datën 17 maj. Prokuroria  e Përgjithshme dhe Prokurorja e Përgjithshme për shkak të ndryshimeve në dispozitat ligjore, nuk ka tagër dhe nuk ndërhyn në hetime të perveçme. Nuk ndërhyn ka qenë përgjigjia e Prokurores së përgjithshme të Përkohshme që nuk po i mbaron përkohshmëria.

Në datën 17/5, Arta Marku kërkon informacion konkret për këtë çështje. Unë po them se çfarë thotë Arta Marku në Komision të Ligjeve dhe çfarë thotë në shkresë. Ja ku e keni. Unë po ju ndaj vetëm dokumentat nuk po mbaj qëndrimet e mija sot. Pse i duhet prokurorit informacion për në mënyrën e  trajtimit të çështjes”, deklaroi Salianji, duke treguar edhe shkresat para kamerave.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto