Templates by BIGtheme NET

Salianji paralajmëron: Do tronditet opinioni publik kur të dalë e gjithë dosja e përgjimeve

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një paraljmërim të fortë duke folur për pjesët e dosjes së përgjimeve nga prokuroria lidhur me tabulatet telefonike të Fredi Alizotit i cili komunikon me dy persona të tjerë ku implikon drejtorin e policisë Ardi Veliu dhe një person me emrin Taulanti nga Librazhdi.

Salianji është shprehur se opinioni publik do tronditet kur të publikohet e gjithë dosja e përgjimeve nga prokuroria.

Jo nuk ndihem i kërcënuar. Jam në momentin më të mirë. Më vjen mirë që kam ndodhur si përfaqësues i PD në këtë rast shumë të rëndësishëm. Do doja që prokuroria të kishte marrë masë më para ndaj meje që të shikoja këto dokumente. Kur të dalë e gjithë dosja kam përshtypjen se opinioni publik do tronditet”- u shpreh Salianji.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto