Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj krenar për punën e Ramës, qytetari: E keni bërë Shqipërinë kazino


Kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur së fundmi se pret me padurim mbylljen e pikave të basteve. Ai nuk ka ngruar të tregojë se shprehet krenar për qeversijen e deritanishme të bërë nga Rama. 

“Qeverisja e Edi Ramës i ka sjellë shumë të mira këtij vendi, e më mirë se unë, për këtë do flasë historia! Ama, ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin e 2019-ës të Bashkisë së Tiranës pa baste.”, shprehet Veliaj.

Menjëherë kanë vërshuar edhe komentet nga ana e qytetarëve, të cilët i thonë Veliajt se Shqipëria tashmë është kthyer në një kazino. 

Po kështu nuk ngurrojnë t’i thonë sesi e harruan kaq shpejt operacionin “Fundi i Marrëzisë”, i vitit 2013. Ky i fundit një nga operacionet të premtuara gjatë fushatës së Ramës për të mbyllur pikat e basteve. Por  Rama është kujtuar sot pas 5 viteve që të merret me premtimin e bërë gjatë fushatës së parë. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *