Plagosje me armë zjarri në zonën e Selitës në kryeqytet, ku një 18-vjeçar është qëlluar në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45.
“…është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.”, jep informacionet paraprake policia.
I riu është jashtë rrezikut për jetën dhe dyshimet janë se konflikti me armë ka ndodhur pas një zënke të çastit.
Vendi ditën e djeshme ka patur disa vrasje, mes të cilave 3 u shënuan në Mat.