Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle nëpër lokale dhe rrugë, arrestohen dy persona në kërkim në Divjakë (VIDEO)

Dy persona në Divjakë kanë rënë në prangat e policisë, pas kiontrolleve të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga policia e Divjakës të mbështetura dhe nga FNSH Fier.

Dy personat e arrestuar, ishin shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Njëri për “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” ndërsa tjetri për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialsitët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasit:

D.Gj, 25 vjeç, banues në Divjakë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.

E.M, 28 vjeç, banues në Divjakë.
Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.”, thuhet në njoftimin e policisë.