Kreu i Grupit Parlmentar të PS-së Taulant Balla nga Komisioni i PE-së në Bruksel ka reaguar në lidhje me akuzat e PD-së. Balla u shpreh se nëse akuzat që lëshoi deputeti i PD-së Genc Pollo janë të vërteta është i gatshëm që t’i bëhet gjyqi në aty.
“Kolegët e PD-së duhet të dinë që në pushtet vjen nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së popullit e cila vendos se kush do të qeverisë. Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse akuzat e opozitës janë të vërteta, të më bëhet gjyqi këtu””, tha ai.
Pas kërkesës së Pollos, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.