Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Klosi dhe luani me një sy në Fier


Ministri i Mjedisit, Klosi, reagoi menjëherë ditën e djeshme pas publikimit në “Daily Mail” të reportazhit që tregonte gjendjen e mjerueshme të kafshëve në një Kopsht Zoologjik privat në Fier.

“Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”, shkruante Klosi në postimin e tij në “Facebook”.

E njëjta logjikë është përdorur edhe në raste të tjera, ku kryeministri dhe ministrat e tij reagojnë për një ngjarje vetëm pasi ajo mediatizohet apo ndërkombëtarizohet dhe shembujt për këtë janë të shumtë.

Rastet që mund të përmenden janë që nga bllokimi i sasisë prej 61 kilogramësh kokainë e kapur në Portin e Durrësit, operacion në të cilin ishte përfshirë antidroga kolumbiane dhe DEA amerikane.

Rast tjetër është kapja e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit, që erdhi pas denoncimit të kreut të PD-së, Basha, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së parave.

Tjetër rast është nisja e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm,Tahiri, që pavarësisht denoncimeve të ish-shefit të Antidrogës, Dritan Zagani, u mbrojt deri në fund nga kryeministri Rama dhe u lëshua vetëm pas daljes së emrit të tij në përgjimet e antidrogës italiane.

Një rast i ngjashëm është reagimi i policisë për arrestimin e disa anëtarëve të fisit Bajraj në Shkodër, që erdhi pas shkrimit të vijueshëm të mediave belge.

Kopshti Zoologjik ka kohë që është hapur dhe ministri Klosi ka dështuar të bëjë punën për të cilën paguhet duke mos kontrolluar ç’ka është përgjegjësi e tij.

Pyetja që ngrihet është sa kohë do vijonte Kopshti Zoologjik të funksionnte në atë gjendje, nëse “Daily Mail” nuk do kishte publikuar shkrimin?! /Hashtag.al

*Shkrimin e Daily Mail e lexoni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *