Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon me emra se kujt do ti jepet monopoli i lojrave të fatit


Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion tha se pas mbylljes së lojërave të fatit fshihet një aferë e madhe. Sipas tij, do ti jepet monopoli i lojërave të fatit online një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën dhe Vangjush Dakon.

Basha shtoi tha se Rama edhe 4 vite më parë morri nismën “Fund marrëzisë” por dështoi për të arritur qëllimin.

“Ne si opozitë e kemi treguar, që personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit. Asokohe u vra një person në bllok se ishte lajmëruar se do mbylleshin kazinotë dhe i shiti pajisjet. Ajo që po ndodh tani është se kompania APEX i shiti aksionet tek një kompani austriake para 4 muajsh sepse u lajmërua nga këta (qeveria). Këtij personi (pronarit të APEX) i ka dhënë leje ndërtimi tek Kulla e Sahatit dhe në zonën e Bllokut. PD nuk do të lojë monopolin e basteve në dorë të vëllai të kryeministrit. Do t’i mbyllë të gjitha, nuk do të ketë më baste”- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *