Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet projektligji që i hap rrugën themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Është miratuar me 101 vota pro, projektligji që i hap rrugën ngritjes së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, projektligj ky që i hap rrugën transformimit të FSK-së në ushtri, raporton ‘Zëri.info’

Pas këtij projektligji pritet që të votohen edhe dy projektligjet tjera me qëllim që t’i hapen rrugët transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Lista Serbe” nga ana e saj ka braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës pak minuta para se të hidheshin në votim tri projektligjet, që i hapin rrugën formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pasi Igor Simic nga “Lista Serbe” ka theksuar se përfaqësuesit serbë në Kuvend e kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë, të gjithë deputetët e kësaj partie janë larguar nga Kuvendi.

Simic mbajti një fjalim të shkurtër ku shprehu qëndrimin kundërshtues të “Listës Serbe”, para se ky grup të braktiste seancën.

Ai tha se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është në interes të komuniteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *