Templates by BIGtheme NET

Mediat greke: Kotzias ka dhënë fonde sekrete për mediat në Shqipëri e Maqedoni

Prokuroria greke ka nisur hetimet pas deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, Kammenos, se ish-ministri i jashtëm Kotzias ka përdorur paratë e miliarderit George Soros për të financuar marrëveshjen e emrit me Maqedoninë fqinje.

Përveç deklaratave të Kammenos, ka pasur edhe disa rrjedhje informacioni spas të cilit, Ministria e Jashtme e Greqisë ka përdorur fonde sekrete për të financuar mediat në Shqipëri dhe Greqi si dhe Kishën Ortodokse, shkruan Keeptalkinggreece.com”.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Kotzias e ka menaxhuar shumë keq marrëveshjen me Maqedoninë, ka lëshuar viza të paligjshme si dhe ka marrë 50 milionë euro nga Soros për të arritur marrëveshjen me Maqedoninë.

Gazeta “Eleftheros Typos” njoftoi se Kammenos e akuzoi Kotziasin për “keqmenaxhimin e 45 milion eurove në fonde sekrete”. Kotzias u përgjigj se shuma është “11 milion dhe se 50% e saj i jepet Kishës dhe paguhet drejtpërdrejt nga Ministria e Financave”.

Kotzias u dorëhoq 2 ditë më parë pas një debati në mbledhjen e qeverisë me Kammenosin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto