Pas akuzave të shumta qeveria greke ka mohuar që të ketë dërguar fonde të fshehta për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.
Ky reagim i qeverisë greke erdhi pasi mediat greke publikuan këtë të premte se një shumë prej 1 milion eurosh është përdorur për të paguar gazetarë e portale online në të dy vendet.
Në lidhje me këto akuza ka nisur hetimet edhe Prokuroria në këtë shtet. Organi i akuzës në Athinë e konsideron daljen e këtij lajmi një krim shtetëror dhe urdhëroi zbardhjen e tij.
Sakaq mediat në vendin fqinj publikuan një pjesë nga sherri mes ish-ministrit të Jashtëm Nikos Kocias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos. Ky i fundit e ka akuzuar Kociasin se ka marrë 50 milionë euro nga Xhorxh Soros, për t’i përdorur ato në interes të marrëveshjes së Prespës, me Maqedoninë.