Templates by BIGtheme NET

Qeveria greke mohon gjithçka: Nuk kemi financuar media në Ballkan

Pas akuzave të shumta qeveria greke ka mohuar që të ketë dërguar fonde të fshehta për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.

Ky reagim i qeverisë greke erdhi pasi mediat greke publikuan këtë të premte se një shumë prej 1 milion eurosh është përdorur për të paguar gazetarë e portale online në të dy vendet.

Në lidhje me këto akuza ka nisur hetimet edhe Prokuroria në këtë shtet. Organi i akuzës në Athinë e konsideron daljen e këtij lajmi një krim shtetëror dhe urdhëroi zbardhjen e tij.

Sakaq mediat në vendin fqinj publikuan një pjesë nga sherri mes ish-ministrit të Jashtëm Nikos Kocias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos. Ky i fundit e ka akuzuar Kociasin se ka marrë 50 milionë euro nga Xhorxh Soros, për t’i përdorur ato në interes të marrëveshjes së Prespës, me Maqedoninë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto