Templates by BIGtheme NET

Zbulohet laborator droge në Has, çfarë u gjet brenda

Një laborator droge është zbuluar në Brenog, Has, në verilindje të vendit, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë të bëjnë me sasinë e drogës së kapur.

Pas një aksioni në shkallë të gjerë në gjithë zonën, policia ka gjetur një laborator, ky dyshohet se prodhohej heroinë.

Gjatë kontollit në mjediset e magazinës së përshtatur si laborator drogë është gjetur një sasi e madhe opiumi, që shërben si lëndë e parë për prodhimin e heroinës.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një sasi të konsiderueshme heroine të përpunuar dhe të bërë gati për t’u trafikuar.

Mësohet janë arrestuar 5 persona, ndërsa aksioni i policisë dhe hetimi vazhdon për të zbardhur plotësisht personat e përfshirë në këtë skemë. 

Kontrollet po vijojnë edhe në fshatrat e tjerë të Hasit, pranë zonës ku u gjet laboratori i drogës ndërsa nuk ka ende njoftime nëse ka të tjerë të arrestuar që mund të kenë lidhje me laboratorin. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto