Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 27-vjeçar pasi është kapur me 30 doza kokainë. Nga policia është arrestuar Pavli Lulaj, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga policia u sekuestrua një autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ dhe një 1 aparat celulari.
Dy ditë më parë në Has policia zbuloi një laborator përpunimi droge ku fliet se janë sekuestruar nga policia rreth 109 kilogramë heroinë.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “10 Korriku” Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë. Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”
• 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ
• 1 (një) aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.