Vendosni fjalën kyçe....

2 të rinj përplasen me armë në Mat, plagoset kalimtari


Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Mat. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagour një kalimtar i rastit që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Dy të rinjtë, O.D. dhe E.C., kanë shkëmbyer zjarr me  njëri-tjetrin dhe për pasojë është plagosur një 22-vjeçar i cili është dërguar në spiotal për trajtim mjekësor.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur i riu me iniciale M.M., i cili është jashtë rrezikut për jetën Policia ka shpallur në kërkim  të rinjtë që u përfshinë në sherrin me armë dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *