Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për ‘ryshfet’ zëvendësministri në Kosovë


Zv.ministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë është arrestuar një natë më parë. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës, e cila bën me dije se Musa Cena, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është arrestuar për akuzat për ryshfet.

Përvecc zëvendësministrit Cena, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

 “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.”, tha Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë se Kosovës.

“Të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë po ashtu se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *