Kryetari i i ‘Partisë Popullore’ në Serbi, ish-ministri Jeremiç, ka deklaruar se demarkacioni mes Serbisë dhe Kosovës do bëhet vitin që vjen.
Ai e tha këtë gjë gjatë mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm të partisë. Sipas Jeremiç kjo do të ndodhë në fillim të vitit 2019, pasi presidentët e të dyja vendeve do ta prezantojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në tremujorin e parë të muajit të ardhshëm, raporton Lajmi.net.
Sipas tij, edhe pse presidenti Aleksandar Vuçiç nuk e ka përkrahjen e popullit serb për këtë ide, përsëri vazhdon ta mbështesë korrigjimin e kufijve.
Sipas tij, korrigjimi nënkupton një mundësi që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Jeremioç theksoi se korrigjimi mund të shënojë fillimini e krijimit të Shqipërisë së Madhe,.
“Në të drejtën ndërkombëtare, nuk ka asgjë që mund të parandalojë dy anëtarë të OKB-së të bashkohen në një shtet të vetëm. Kur flasim për Shqipërinë e Madhe, them se është rrezik i afërt dhe real”, tha ai.