Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho si Khabib, turret të godasë trajnerin e Chelsea-t (Video)


Jose Mourinho e humbi durimin në ndeshjen e fundit të ekipit të tij ndaj Chelsea, pas golit të barazimit të shënuar prej kundërshtarit në  minutën e 6-të shtesë.

Ai u turr drejt hyrjes së dhomave të zhveshjes duke u përpjekur të bëjë sherr me zëvendëstrajnerin e Manchester United, por u ndalua nga forcat e sigurisë.

Barazimi 2-2 mes Manchester United dhe Chelsea të shtunën pasdite mund të kishte çuar me një grindje të ‘stilit’ së vjetër.

Jose Mourinho humbi reagimin e tij ndaj sjelljes së trajnerit të trajnerit të Chelseas, Marco Ianni, i cili festoi golin e fundit. Megjithatë pas ndërhyrjes së trajnerit Sarri, gjithçka u qetësua.

“Unë nuk pashë atë që ndodhi, por fola me Jose Mourinhon. Kuptova se ishim në anën e gabuar të situatës,” tha Sarri për ‘BBC’.

Pas sherrit, esdhe portugezi u pa i qetë teksa deklaroi:

“Asistenti i Sarrit erdhi tek unë dhe kërkoi falje, por i thashë të mos e vrasë mendjen. Kam bërë shumë gabime në karrierën time”, tha ai për Sky Sports pas ndeshjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *