Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Peshku i madh i dosjes është Vangjush Dako, Rama-Prela po shkatërrojnë provat


“Peshku i madh i dosjes hetimore është Vangjush Dako, i cili është kapur në transaksione financiare me krimin e organizuar.” – ka deklaruar kryedemokrati Basha.

Ai ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu ku ka theksuar se gjithçka po bëhet për të shpëuar peshun e madh që në fakt është kryebashkiaku i Durrësit, Dako.

“Dosja hetimore është dosja e Vangjush Dakos. Peshku i madh është Vangjush Dako që është kapur në transaksione financiare me krimin e financuar. Peshku i madh i kësaj çështjeje quhet Vangjush Dako. Të tjerët po servisen si peshq të vegjël nga Rama dhe Prela për të shpëtuar peshkun e madh. Kjo është e vërteta, realiteti që kemi denoncuar prej dy vjetësh, dosja që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Peshqit e vegjël të arrestuar mbrëmë do të lirohen. Këto janë pjesë e prokurorisë që është celulë krimesh që duke i servirur opinioni peshq të vegjël që do të lirohen ose do u lehtësohet hetimi, të mbyllë hetimin për Dakon dhe 4 deputetë të tjerë socialistë. Po bëhet gjithçka për ta shkatërruar këtë dosje. Kjo bëhet pikërisht për të mos e arrestuar Vangjush Dakon. Rama, Xhafaj dhe Prela po përpiqen të shkatërrojnë hetimin për Vangjush Dakon.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *