Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: 5 pikat pse mbyllja e lojrave të fatit është e pabesueshme


Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar nismën e qeverisë për mbylljen e bixhozit prej 31 Dhjetorit 2018 si të pabesueshme.

Për Tabakun kjo nismë është e pabesueshme për 5 arsye të cilat kanë të bëjnë me me nismat paraprake që qeveria ka marrë lidhur me lojrat e fatit.

Sipas Tabakut qeveria uli taksat për lojrat e fatit vetëm 6 javë më parë, lidhi kontratë kocensionare që akoma sështë bërë akoma publike për lojrat online me vetëm një kompani të lidhur me vëllain e kryeministrit, sie edhe katërfishoi pikat e basteve.

Postimi i plotë:

Për kumarxhinjtë e politikës!

Sado që thërret “Kam të drejtë” e bërtet prapë është i pabesueshëm:
1. 6 javë më parë uli taksat për biznesin e lojërave të fatit dhe rrëzoi edhe dekretin e Presidentit që e kthente ligjin pas;
2. Lidhi një kontratë koncesionare që akoma se ka bërë publike për Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit me ortakun e vëllait të tij në biznes;
3. Regjistroi kompaninë e Basteve Online me kontratë për bastet në distancë.
4. I garantoi kompanisë Bast Arena një muaj publicitet në Televizionin Publik Shqiptar;
4. Katërfishoi pikat e basteve siç edhe vetë e pohon “falë edhe mbështetjes të gjithë zinxhirit shtetëror nga polici më i thjeshtë tek kryeministri”.
5. I dha pronarëve të Lojërave të Fatit leje ndërtimi duke angazhuar arkitektin e tij të preferuar në projektet e tyre.
Pas gjithë kësaj, kërkon të bëjë monopol shtetëror! Si do ta bëjë monopolin shtetëror kur Kryeministri di të japë vetëm PPP? Shteti shqiptar do lozë bixhoz? Ky shtet që jep me koncesion cdo rrugë, spital e shkollë, cdo shërbim shëndetësor do bëka biznes shtetëror për lojërat e fatit? Thjeshtë do të mbledhë në një dorë të gjitha lojërat e fatit për ti komanduar ai dhe njerëzit e tij!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *