Vendosni fjalën kyçe....

Boshatisen zyrat e CNN në New York, alarm për bombë


Zyrat e CNN në New York janë boshatisur. Raportohet se është evakuar i gjithë stafi aty pasi në ndodhet një pako e dyshimtë që dyshohet se mund të ketë bombë brenda.

Po kështu Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë edhe për një pako të dyshimtë që është gjendur  pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Klinton dhe gruas së tij Hillary në Chappaqua, në New York.

Sipas mediave amerikane, pakoja mund të përmbajë një bombë ose lëndë shpërthyese , e ngjashme me atë që është gjetur në kutinë postare të shtëpisë së  George Soros.

Një burim i New York Times tha se një pajisje shpërthyese ishte brenda në pako, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Sipas RT-së një teknik që kontrollon postën për çiftin e ka gjetur lëndën shpërthyese dhe duket se është i ngjashëm me atë që i kanë dërguar edhe Sorosit. Po kështu raportohet se një pako e tillë i është dërguar edhe ish- presidentit Barak Obama, në banesën e tij. 

Të hënën, një pako me lëndë shpërthyese u gjet në rezidencën e miliarderit George Soros në Katonah.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *