Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Izraelit, në datën 1 nëntor vjen në Tiranë


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit izraelit, që njoftoi se Netanyahu do të udhëtojë për në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm.

Më 1 nëntor, kryeministri izraelit do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri. Në dy ditët e tjera, më 2 dhe 3 nëntor, Netanyahu do të takohet edhe me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njihet si një ndër kundërshtarët kryesorë të miliarderit George Soros, krahas kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sipas Netanyahu-t, Soros po financon përpjekjet për të kundërshtuar planin e vendit për të deportuar mijëra emigrantë afrikanë, një akuzë të cilën filantropisti e mohon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *