Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët vendosin prishjen e Teatrit Kombëtar, rrëzojnë dekretin e Metës

Maxhoranca ka miratuar rrëzimin e dekretit të presidentit Meta për ligjin e teatrit duke i hapur rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Deputetët socialistë e kanë miratuar vendimin me 74 vota, ndërkohë që ministri Majko nuk ka marrë pjesë në votim, ashtu si herën e parë.

Shqyrtimi i dekretit të kreut të shtetit u fut në rendin e ditës pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla.

Edhe herën e parë, në mbyllje të sesonit të shkuar parlamentar socialistët votuan për prishjen e Teatrit Kombëtar por pas kthimit të ligjit nga Meta me nisjen e sesionit të ri parlamentar i bënë disa amendime duke ia riçuar Metës. 

Kreu i Shtetit e riktheu atë sërish për rishqyrtim por pas votimit të sotëm socialistët e kanë vulosur ligjërisht prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme artistë e qytetarë, deklaruan në një protestë para Kuvendit se teatri nuk do prishet pavarësisht një votimi të mundshëm për prishjen e tij, ndërsa kreu i PD-së, Basha theksoi se Teatri Kombëtar është vija e kuqe që nuk mund të shkelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *