Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja qëllon më thikë 14 fëmijë te dera e kopshtit, prindërit i turren ta rrahin (Video)


Një grua ka qëlluar me thikë 14 fëmijë në portën e një kopshti në Chongqing, në jugperëndim të Kinës. Sulmi ndodhi pasi fëmijët u kthyen në klasë pas gjimnastikës së mëngjesit.

Autorja e dyshuar 39-vjeçare, është identifikuar dhe u kap nga edukatorët e kopshtit dhe roja e godinës dhe pas kësaj u rrah nga prindërit.

Sipas mediave lokale, gjatë marrjes në pyetje gruaja ka deklaruar se është keqtrajtuar nga qeveria kineze ndërsa nuk dihet ende pse ka shënjestruar fëmijët e mitur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt ku dy prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Pamjet e gruas që dyshohet si autore janë shpërndarë në rrjetet sociale ku tregohet një përplasje e ashpër mes gruas, të rrethuar nga oficerët e policisë dhe të kalimtarëve të zemëruar.

Një numër punonjësish  policie, prindër dhe fëmijë mund të shihen jashtë kopshtit në videot që u shpërndanë pas incidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *