Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Tahiri, pjesë e skenarit të Ramës për mbylljen e çështjes” 


“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. “, kështu deklaron nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, pas daljes para medieve të ish-ministrit  të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Palokës kjo është alibia që Rama i dha Tahirit dhe sipas tij pas saj fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen.

“Pra, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen.

-Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar.

-Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar.

-Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm.

-Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me rradhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës. “, thekson Paloka.

Tahiri pas daljes sot nga prokuroria tha se paraqiti diçka që ka rëndësi deçizive për procesin.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet