Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid në kërkim të sulmuesit të Milan


Real i Madridit po përgatitet për një ristrukturim të skuadrës në merkaton e janarit dhe veçanërisht të verës së ardhshme, për të ndryshuar rrënjësisht grupin aktualë të futbollistëve dhe për të rikthyer dëshirën për të fituar.

Një nga emrat që po tërheq më shumë vëmendjen e presidentit Florentino Perez, është ai i spanjollit të Milanit, Suso, i cili vijon të shkëlqejë me kuqezinjtë, duke veshur edhe “petkun’ e protagonistit.

Sulmuesi anësor shënoi një supergol edhe të mërkurën, në ndeshjen e prapambetur përballë Genoas, ndërsa kontrata e tij me Milanin mund të prishet për vetëm 40 milionë euro.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Realit po nxitojnë të sigurojnë marrëveshjen me menaxherët e futbollistit, ndërsa edhe Milani po përgatit një ofertë për rinovim kontrate, ky do të synohet heqja e klauzolës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *