Templates by BIGtheme NET

Vrau 8 persona, çfarë kërkon nga qelia Ritvan Zykaj

Vrau 8 persona por deri më tani nuk ka shfaqur pendim. Fjalën e kemi për Ritvan Zykajn i cili vrau 8 të afërmit e tij në Selenicë të Vlorës. 

Por çfarë kërkon ai nga burgu?

I heshtur, nuk komunikon me asnjë, nuk kundërshton, del rrallë në ajërim, kështu sillet brenda hekurave 24-vjeçari. Sipas  “ABC News”  Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Të njëjtat burime i treguan ABC News se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe me të vetmit që komunikon pak janë policët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*