Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të vdekur pas bombardimeve në zonën e demilitarizuar në Idlib


8 persona kanë humbur jetën nga sulmet e qeverisë siriane në provicën Idlib, të kontrolluar nga rebelët. Sipas “Reutres” vdekjet kanë ndodhur në qytetin, Jarjanaz, që ndodhet afër zonës së thellë, e cila përfshihet në paktin ruso-turk.

Pakti, i nënshkruar në mes të Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë, e cila përkrah rebelët, ka bllokuar përpjekjet e qeverisë për të fituar kontrollin në Idlib. Kjo zonë ngelet ende problematike.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth tre milionë persona jetojnë në këto zona dhe beteja e Assadit për të kontrolluar këtë zonë mund të rezultojë me tragjedinë më të keqe në luftën civile shtatëvjeçare. Deri më tani raportohen qindra të vdekur në këtë zonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *