Templates by BIGtheme NET

Projekti i “Unazës së madhe” prek edhe gruan e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha: S’na kanë lënë asnjë alternativë

Projekti për “Unazën e madhe” ka prekur edhe të venë e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhën.

97-vjeçarja ka reaguar në një prononcim për gazetën “DITA”, ku thotë që bashkia nuk i ka lënë asnjë alternativë, duke i dëbuar nga banesa e saj.

“Si mund të merren vendime të tilla pa na dhënë asnjë mundësi, asnjë alternativë? Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte, ku të shkojmë ne, ku të sistemohemi? Na thonë që duhet të zgjidhim trafikun e makinave në Tiranë. Patjetër të zgjidhet po jo kështu. Më duket një veprim tipik fashist dhe banorët këtu që po protestojnë kanë plotësisht të drejtë. Por meqë përmendet emri im, po ju them se kam edhe problemin e ruajtjes së asaj pak trashëgimie që më ka mbetur nga Enveri, që mezi e mblodha kur na degdisën këtu” , është shprehur zonja Hoxha.

Prej disa ditësh tashmë, banorët e Astirit janë ngritur në protesta, pasi u është dhënë vetëm 15 ditë kohë për t’u larguar nga banesat e tyre të cilat janë parashikuar që do të shemben.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto