Një panel me 5 drejtues institucionesh folën sot lidhur me projektin e “Unazës së Madhe” nga “Sheshi Shqiponja” deri te “Pallati me Shigjeta” ku do të prishen një numër i madh banesash dhe biznesesh.
Kreu i ARRSH-së, Qendro, tha për mediat se ky rikualifikim do të shoqërohet me prishjen e 317 objekteve që preken nga projekti.
“Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, tha ai, duke shtuar se kostoja e shpronësimeve nuk ishte përcaktuar ende.
Drejtoresha e IKMT-së, Bici, tha se është bërë identifikimi i objekteve që preken në kuadër të zbatimit të këtij projekti.
Nënkryetari i Bashkisë, Mazniku, tha se për banorët që preken nga prishja e banesave do miratohet bonusi i qerasë.
Projekti