Templates by BIGtheme NET

Kush është i riu ish-marins që vrau 12 persona në SHBA

Nga autoritetet është indentifikuar agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre. Mësohet se ai është David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtar marine. 

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti. Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

Mes të vrarë është edhe oficeri i policisë me një karrierë 29-vjeçare, Ron Helus, i cili së bashku me një oficer policie të patrullës së përgjithshme ishin të parët që iu përgjigjën sulmit me armë.

David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtar marine

Përveç viktimave, më shumë se 10 persona kanë marrë plagë nga plumbat ose janë lënduar teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi i masakrës.

Policia po punon për të identifikuar autorin e sulmit dhe motivin e sulmit, ndërkohë që nuk përjashtohet se ai mund të ketë lidhje me terrorizmin. Dëshmitarët kanë thënë se autori i sulmit, pasi kishte qëlluar ndaj rojeve të sigurisë, ishte futur brenda duke hedhur bomba tymuese dhe më pas kishte hapur zjarr ndaj kujtdo që i dilte përpara. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto