Templates by BIGtheme NET

Donald Trump pushon nga puna Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve

Presidenti Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Jeff Sessions.

Trump e ka kritikuar zyrtarisht Sessions për muaj me radhë, kryesisht për refuzimin e tij për të mbikqyrur hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në favor të Trump në zgjedhjet e 2016-ës.

“Ne e falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij! Emri i zëvendësuesit do të prezantohet në një datë të mëvonshme.”, shkruan Trump.

Shefi i stafit të Sessions, Matthew Whitaker, i cili e ka kritikuar hetimin, do të marrë përsipër përkohësisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, shkruan BBC.

Arsyet e mundshme pse Trump e pushoi Sessions?

Presidenti Trump e ka kritikuar disa herë, zyrtarin e tij të lartë të zbatimit të ligjit që kur Sessions hoqi dorë nga hetimi i Rusisë në mars 2017-ës.

Në korrik të vitit 2017, Trump tha për “New York Times”: “Sessions nuk duhet të ishte tërhequr dhe nëse ai do të tërhiqej duhet të ma thoshte para se të merrte punën, pasi do kisha zgjedhur dikë tjetër.”

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto