Templates by BIGtheme NET

Trump i prerë: Azilkërkuesit duhet të aplikojnë që në kufi, nuk na duhen njerëz pa merita

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për emigracionin, në të cilën thuhet që të gjithë azilkërkuesit duhet ta bëjnë këtë kërkesë  në pikën e tyre të hyrjes në SHBA.  Po kështu Trump ka theksuar se duhe të ndalohet që emigrantët e jashtëligjshëm të kërkojnë azil. 

“Ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë ligjërisht dhe ata duhet të kenë merita,” u tha Trump gazetarëve të premten. Urdhri vjen pas disa javëve që Trump premtoi se do të ulet emigracioni i jashtëligjshëm në vend. 

Direktiva është një masë e përkohshme dhe anashkalon ligjet aktuale që thonë se kushdo që aplikon për azil në SHBA ka të drejtë të dëgjojë rastin e tyre, pa marrë parasysh nëse ata kanë ardhur në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme.

Ajo përbën një pjesë të përpjekjeve të fundit të presidentit për të shtrënguar sigurinë e kufirit.

“Ne jemi i vetmi vend në botë ku një person vjen dhe ka një fëmijë, dhe fëmija është në thelb një qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vjet me të gjitha ato përfitime.Është qesharake. Është qesharake dhe duhet të përfundojë. “, tha Trump.

Burimi: RT

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto