Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme eurodeputetin Knut Fleckeinstein. Në këtë takim Meta ka theksuar se reformat e vërteta në fushë e drejtësisë do të jenë tregues të çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkruan Meta.
Ditën e sotme presidenti foli për gazetarët në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit. “Ftoj amatorët të lexojnë kushtetutën”, kështu iu përgjigj presidenti Ilir Meta gazetarëve, lidhur me mosdrektetimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.
“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do i ftoja të lexojnën kushtetutën për kopetencat e presidentit dhe të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi është vetëm formal dhe presidenti ka për detyrë të firmosë, në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicit”, tha ai.