Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth vendimit të Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.
Berisha ka deklaruar se Presidenti nuk është avokat i interasve të qeverisë por të shtetit dhe Kushtetutës.
“Ata që mendojnë se presidenti është një kukull ceremoniale e Republikës së Shqipërisë, ata nuk njohin kushtetutën.
Kushtetuta e ka shpallur atë kryetar të shtetit.
Presidenti është avokat i interesit të shtetit por dhe i kushtetutshmërisë së vendit”- është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për ABCnews.