Templates by BIGtheme NET

“Ftoj amatorët të lexojnë kushtetutën” – Meta i përgjigjet Ramës për Lleshin

“Ftoj amatorët të lexojnë kushtetutën”, kështu i është përgjigjur presidenti Ilir Meta gazetarëve, lidhur me mosdrektetimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Në një deklaratë para mediave, Meta me një buzëqeshje në fytyrë tha që Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që presidenti ka për detyrë vetëm të firmosë formalisht.

“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do i ftoja të lexojnën kushtetutën për kopetencat e presidentit dhe të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi është vetëm formal dhe presidenti ka për detyrë të firmosë, në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite.

A mundet Parlamenti të lexojë dekretin e presidentit për një ministër, sepse as kjo çështje nuk është shprehur në mënyrë skplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam zgjedhur nga Parlamenti.”, tha presidenti.

Në seancën plenare të së martës, Rama deklaroi se i jepte Metës disa ditë kohë për ta dekretuar Lleshin, ndërkohë që e vuri në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke e emëruar zv.ministër. Sipas tij, mosdekretimi i Lleshit “është bërë në shkelje të Kushtetutës”. 

Po ashtu ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet t’i dërgojë sërish presidentit, propozimin për emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Rama tha se emri i Lleshit do të dërgohet përsëri për dekretim dhe se Meta sipas tij, nuk ka dhënë një arsye rreth figurës të këshilltarit, duke treguar se për këtë emër të propozuar Presidenca ka hulumtuar në një mënyrë që nuk është bërë më parë./ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto