Templates by BIGtheme NET

“I hodhi benzinë zjarrit”, Rama i përgjigjet kritikave: S’ka më mirë se i sulmuar nga dy palë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me akuzat që ia janë drejtuar nga politikanë dhe mediat greke, por edhe ato shqiptare, se ka “hedhur benzinë zjarrit”, lidhur me qëndrimin e mbajtur për ceremoninë mortore të minoritarit të vrarë, Kostandin Kacifa.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.”, shkruan Rama.

 “Provokon Edi Rama. Është qesharake që shqiptarët pagëzojnë kishën, një garazh”, e niste shkrimin e saj e përditshmja greke, Ethnos.

Sipas gazetës, kryeministri shqiptar ka bërë deklarata te forta pas shkatërrimit nga ana e autoriteteve vendore të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi të Himarës, ndërsa nuk ngurroi ta quante kishën si “garazh”.

Po ashtu edhe e përditshmja e djathtë, Demokratia, shkruan se Edi Rama “i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij”.

Shefi i çështjeve të jashtme të partisë “Demokracia e Re” në Greqi, Jorgos Kumucakos, thotë se kryeministri shqiptar e ka tejkaluar vetveten sa i përket arrogancës dhe sensit të masës.

“Pas nënteksteve nacionaliste për Shqipërinë e Madhe, pas deklaratave që vinin në diskutim të drejtat sovrane të Greqisë në zonat detare, tani zoti Rama cilëson si garazh kishën e Shën Thanasit në Dhërmi”, thotë politikani i cili shton: “Këto deklarat të kryeministrit shqiptar krijojnë një tensione. Ato sabotojne pespektivat europiane të vendit të tij”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto