Templates by BIGtheme NET

Vritet me çifte kreu i njësisë administrative Kotë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë pak minuta më parë. Mësohet se është vrarë me çifte kreu i Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodaj, 63-vjeç. Ngjarja ka ndodhur po në fshatin Kotë. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës. Autori pasi ishte duke biseduar me 63-vjeçarin në një lokal, u çua nga tavolina dhe shkoi morri çiften dhe gjuajti në drejtim të viktimës. 
Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 63-vjeçarin është larguar. 
43-vjeçari dhe viktima kanë zhvilluar një bisedë për 30 minuta. 
 

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto