Vendosni fjalën kyçe....

Meg Ryan fejohet me John Mellencamp


Aktorja e Hollywood-it, Meg Ryan, është fejuar me të dashurin këngëtar John Mellencamp.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një vizatim të sajin, ku tregohen një vajzë dhe një djalë të kapur për dore. Krahas kësaj fotoje, Ryan shkruan: E fejuar.

Kjo do të jetë martesa e dytë e Ryanit pas asaj me aktorin Dennis Quaid, me të cilin ishte e martuar për dhjetë vjet.

 

Ylli i filmit “When Harry Met Sally”  është parë në rrugët e New York-ut me unazën e diamantit në gisht, vetëm një ditë pasi shpalli fejesën.

67-vjeçari Mellencamp, është më i njohur për këngën e tij të vitit 1982, Jack dhe Diane.

Që kur Ryan dhe Mellencamp, filluan të dalin me njëri tjetrin qëndruan bashkë për tre vite, derisa u ndanë në gusht të 2014-ës.

Mirëpo në maj të 2017-ës, ata u bashkuan përsëri duke bërë publike romancën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *