Vendosni fjalën kyçe....

Elina Xhengo shpallet atletja më e mirë evropiane në Greqi


Elina Xhengo, 16-vjeç, është shpallur atletja më e mirë Europiane për muajin tetor. Me origjinë korçare, lindur e rritur në Halkidiki, 16-vjeçarja Elina Xhengo nderon sot gjithë Greqinë, përderisa garon me ngjyrat e vendlindjes dhe jo të origjinës.

Lajmi ka bërë bujë në median greke, madje programi “To kuti tis Pandoras” arritjen e Xhengo e konsideron si përgjigjen më të mirë ndaj çdo thirrjeje raciste e nacionaliste ditët e fundit, në kufirin greko-shqiptar.

Elina Xhengo është shpallur kampione bote në hedhje shtize, më 16 Tetor, në Olimpiadën e Argjentinës, ku ka thyer dhe rekordin botëror të disiplinës, pas shumë viteve, me 63,34 m. Një tjetër triumf për atleten 16-vjeçare të “Kentaurus” Halkidiki, titulli si Atletja më e Mirë e Europës për muajin tetor, nga Shoqata Europiane e Atletëve.

Vlerësimi është arritur pas një votimi online, me ndihmën e mediave sociale, ku Elina Xhengo ka marrë 3.470 vota, duke lënë pas Jaroslava Mahucik nga Ukrania me 3150 vota dhe Aleksandra Naseva, Bullgari, me 2731 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *