Vendosni fjalën kyçe....

Ende Gruevski nuk ka shkuar në burg, i dënuar me dy vite


Prej dy ditësh në Maqedoni institucionet “nuk po gjejnë” ende ish-kryeministrin Nikolla Gruevski  për t’i dorëzuar vendimin refuzues për shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy vjet burg. Gruevski duhet personalisht ta pranojë vendimin dhe menjëherë të shkojë në burg për vuajtjen e dënimit për shpërdorim të detyrës në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare në vlerë prej 600 mijë euro. Sipas ligjeve ekzistuese, nëse edhe të hënë nuk arrihet t’i dorëzohet vendimi, atëherë do të shpallet fletarrest për dërgimin e tij në burg.

Dy ditë më parë Këshilli Penal pranë njësisë për krim të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore të Skupit hodhi poshtë ankesën e Nikolla Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe konfirmoi vendimin e gjykatës për vuajtjen e dënimit prej 2 viteve burg për të. 

Sipas gjykatës, këshilli penal pasi që ka vlerësuar faktet dhe dëshmitë ka vendosur që të hedhë poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve. Ndërkohë, Kuvendi sot nuk siguroi shumicën e votave prej 80 vota për marrjen e mandatit të deputetit Gruevski, pasivotuan vetëm 58 deputetë. 

Pritet që Gruevsti të paraqitet sa më shpejt në burgun e Shutkës. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *